Lindi me problem në zemër, Xhoeli 2-muajsh niset në Itali për operacionin
Në 8 dhjetor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e djalit të vogël 2-muajsh Xhoel Blloshmi, i lindur me një problem në zemër. Xhoeli ka nevojë për një operacion sa më parë, pasi rrezikon jetën si pasojë e aortës kryesore që ndodhet në anën e kundërt të zemrës.
Operacioni, transporti dhe trajtimi pas ndërhyrjes kushtojnë 35.000 €. “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” hapën një GoFundMe për të ndihmuar engjëllin e vogël që t’ia dalë. Fatmirësisht paratë u mblodhën dhe Xhoeli i vogël u nis drejt Italisë për ndërhyrjen e specializuar.