Meghan nuk zhgënjen kurrë me veshjen, nuk po e bën as gjatë shtatzanisë… shikojeni në daljen e fundit

Gjithmonë daljet e saj publike kanë qënë mahnitëse dhe plot stil edhe pse shpeshherë nuk i është përmbajtur kodit të veshjes së familjes mbretërore.

Megjithatë Meghan Markle shkëlqeu edhe me fustanin festiv që veshi gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Teksa vizitonte “Shtëpinë e kujdesit për të moshuar Royal Variety” në Twickenham dukesha e Sussex  u shfaq me një fustan të bardhë me dizenjo jeshile të errët.

Fustani me krahë të shkurtra dhe me gjatësi deri tek pulpa nxirrte në pah me shumë elegancë barkun e rumbullakosur të saj.

Kjo veshje e mrekullueshme e Meghan është nga koleksioni “Brock”, ndërsa palltoja gri që mbante sipër është nga “Soia dhe Kyo” dhe kushton plot 550 dollarë.

Ndërkohë mezi po presim të shohim fustanin që Meghan do të veshë nesër kur Mbretëresha të mbajë drekën e saj të Krishtlindjeve në pallatin mbretëror “Buckingham Palace”.

Share With:
Translate »
570 Views