Meghan po vuan në familjen mbretërore? Çfarë tregon portreti i saj?

Çdo dalje publike e pjesëtares së re të familjes mbretërore, Dukeshës Meghan, diskutohet gjatë në media. Por kësaj radhe ka qenë babai i saj, Thomas Markle, ai që ka hedhur hijet e dyshimit mbi gjendjen shpirtëore të së bijës. Ai është shprehur për The Sun, se Meghan nuk është aspak e lumtur me jetën e re. Sipas tij, ajo po vuan për t`iu përshtatur jetës në familjen mbretërore. Thomas është shprehur i shqetësuar për të bijën, pasi shikon tek ajo një buzëqeshje plot dhimbje.

Unë mund ta shikoj në sytë e saj, e shikoj në fytyrën dhe në buzëqeshjen e saj. E kam parë atë buzëqeshje prej vitesh dhe e njoh shumë mirë. Dhe nuk më pëlqen ajo që po shikoj tani,” –ka thënë i ati i Meghan për të bijën.

Dihet që jeta e Meghan ka ndryshuar totalisht pas fejesës me princin Harry dhe një ndryshim i tillë nuk është aspak i lehtë. Por ekspertët e gjuhës së trupit, që kanë vëzhguar Meghan në daljet e saj, kanë thënë se Dukesha mund të jetë dukur e menduar dhe nervoze së fundmi, por portreti i saj tregon që është e lumtur që është pjesë e familjes mbretërore.

Share With:
Translate »
609 Views