Sulmet ajrore izraelite u marrin jetën dy adoleshentëve

Të paktën dy adoleshentë në Rripin e Gazës janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite, sipas zyrtarëve të shëndetësisë palestineze, pasi Izraeli ndërmori ofensivën më të madhe ndaj objektivave të militantëve të Hamasit në Gaza, që prej luftës së vitit 2014.

Amir al-Nimri, 15 vjeç dhe Luay Kaheel, 16 vjeç, vdiqën të shtunën nga plagët e marra pak pas një sulmi ajror që kishte në shënjestër al-Kutaiba, një zonë në Gazan perëndimore, tha Ministria e Shëndetësisë.

Dymbëdhjetë persona të tjerë u plagosën nga sulmi.

Sheshi al-Kutaiba është ngjitur me një park shumë të vizituar nga familjet gjatë fundjavës, sidomos gjatë muajve të verës, thanë dëshmitarët për Al Jazeera.

“Kjo është arsyeja pse kaq shumë civilë janë lënduar në sulmin e fundit,” tha Maram Humaid, një gazetar në Gaza.

Në një postim në Twitter, ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një “ndërtesë të lartë ndërtimi” dhe tha se i kishte “paralajmëruar” banorët që të evakuoheshin përpara sulmit.

Dëshmitarët i thanë Al Jazeera se dy adoleshentët që humbën jetën po luanin në çatinë e ndërtesës gjysmë të braktisur dhe e përshkruan si një skenë ku “kishte fëmijë kudo”.

Dy persona të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite, të cilat kishin në shënjestër disa lagje në Gaza, duke rritur numrin e përgjithshëm të të lënduarve në 14.

Pas sulmit ndaj el-Kutaiba, një marrëveshje e armëpushimit u arrit nëpërmjet përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajonale të ndërmjetësimit, thanë zyrtarët palestinezë të shtunën.

Në një postim në Twitter, Hamasi, grupi që ka kontrollin e Rripit të Gazës, tha se përpjekjet e “disa palëve” duke përfshirë edhe Egjiptin fqinj, arritën në zbatimin e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Nga pala izraelite nuk është konfirmuar ende diçka e tillë.

Share With:
Translate »
518 Views