Menaxherja e të bijave, sa fiton Kris Jenner nga Kim Kardashian e të motrat

Kris Jenner merr 10% nga gjithçka që bëjnë fëmijët e saj, gjë që nënkupton shumë para. Kjo po të keni Parasyh që pasuria e Kim kardashian- it shkon 350 milionë dollarë dhe ajo e Kylie Jenner- it 900 milionë dollarë. Vitin e shkuar, Forbes raportoi se mami Jenner u pagua 17 milionë dollarë nga Kylie, falë “Kylie Cosmetics”.

Puna e 10%- ëshit s’është më një sekret për familjen Kardashian, ku ju kujojmë se dikur Kris i dërgoi Kourtney- t biskota me 10% si dhe një nga tonet e syve të Kylie- t quhet “10%”.

Po kështu, Kris fiton një shumë të madhe nga KUWTK. “Keeping Up With The Kardashians” nënshkroi në 2017- n një marrëdhëveshje prej 100 milionë dollarësh me televizionin “E!”. Në një intervistë për Ellen, ajo tregoi se “të gjithë pjesëtarët paguhen pak a shumë njësoj, pasi të gjithë punojnë dhe mundësojnë krijimin e këtij show”.

Të gjithë duket se marrin atë që u takon. Sipas TMZ e vërteta është se Kris çon në shtëpi 10% të show- t, pra plot 15 milionë dollarë.

Share With:
Translate »
560 Views