Mendoi se ishte shtatzënë, por ajo që mbante në bark shokoi mjekët

Një grua që mendonte se ishte shtatzënë, në fakt po mbante cist që i shkaktoi fryrje barku sikur të kishte 7 foshnja.

Keely Favell nga Swansea bëri tre teste shtatzënie kur filloi të merrte pyetje nga të panjohurit për ditën e lindjes.

Të gjithë i thonin se barku i ishte fryrë më shumë se sa duhej, prandaj 28-vjeçarja bëri vizita të shpeshta tek gjinekologu. Pas një skaneri me ultratinguj, zbuloi se gjatë gjithë kohës kishte mbajtur një kist gjigant ovarian që peshonte sa shtatë foshnja.

“Mjekët më shpjeguan sa i madh ishte ky cist dhe më treguan fotografi. Nuk mund ta besoja se kisha ecur gjithë kohës me një ‘alien mjekësor’. Dukej si një copë e madhe akulloreje, prandaj e quajta Whippy“, tha ajo për The Sun.

Ajo hyri në një operacion që zgjati pesë orë për të hequr barkun e fryrë. Keely zbuloi se fryrja i kishte nisur gradualisht që prej vitit 2014, por nuk e konsideroi asnjëherë si diçka anormale.

Share With:
Translate »
693 Views