Mëngjeset e shpejta: Si ta vishni fëmijën dhe ta filloni ditën pa stres

Fëmijët e vegjël në gjithë botën janë të njëjtë për shkak që çdo mëngjes e fillojnë ngadalë apo ndoshta jo edhe aq shpejt. Aq më parë, janë të tillë kur duhet përgatitur për shkollë apo për kopsht

Nëse prindërit çdo ditë përballen me këtë problem, bëhen të dëshpëruar dhe pyesin se çfarë të bëjnë, transmeton Telegrafi.

Artikulli në portalin Fatherly, zbulon se si në mënyrë argëtuese të “përshpejtohet” fëmija i vogël, por që të përfshihet në lojë, në të cilën do të kënaqen fëmijët.

Loja quhet “Vishu dhe fshihu” dhe qe si funksionon kjo.

Përgatitni rrobat e fëmijës tuaj

Nëse fëmija varet nga zgjedhja juaj e rrobave, bëni gati që më parë rrobat që do t’i veshë, duke përfshirë edhe rrobat e brendshme, çorapet, madje edhe këpucët.

Nëse fëmija juaj ka mundësi që vetë t’i bëjë këto përgatitje, çojeni te dollapi dhe le të zgjedhë vetë.

2. Luani

Dhe tani është koha për lojë, derisa jeni bashkë në dhomë, thoni vogëlushit që do të fshihet diku në banesë, por që para se të fillojë ta kërkojë, patjetër duhet sa më shpejt të vishet. Natyrisht, mund të bëjë edhe numërimin në gjithë procesin.

Kur fëmija të jetë tërësisht i veshur, mund të filloni ta kërkoni.

3. Gjeni vend të mirë për fshehje

Thjesht! Natyrisht, gjërat janë ndryshe nëse fëmija ende vështirë vishet, siç janë pantallonat, nëse i ka problem. Thoni fëmijës t’ju thërrasë dhe që do t’i ndihmoni.

Përse është e mirë kjo lojë për fëmijën?

Loja kukafshehtas do t’i ndihmojë që të zhvillojë motoriken e vet, por edhe ekuilibrin. Vetëbesimi gjithashtu është kontribut i mirë në këtë lojë, fëmija mëson, por edhe i merr vendimet vetë, sepse i zgjedh rrobat.

Në fund, ju do t’i keni disa minuta vetëm për veten. Pra, a nuk është kjo që të gjithë prindërit e dëshirojnë?

Share With:
Translate »
461 Views