Mënyra e transmetimit të koronavirusit nga nëna shtatzënë tek foshnjet, sipas studiuesit italian

Thuhet se studiuesit në Milano – Itali, kanë gjetur prova që sugjerojnë se gratë shtatzëna që janë të infektuara me koronavirus mund të jenë në gjendje ta transmetojnë atë tek fetuset e tyre përmes placentës.

Sipas CNN, studimi vëzhgoi 31 raste të pacienteve shtatzënë me Covid dhe zbuloi se dy nga të porsalindurit rezultuan pozitivë për koronavirusin përcjell Gazeta Shneta.

Megjithëse numri i foshnjave të infektuara ishte i ulët, ky zbulim tregon se transmetimi nga nëna te fetusi është i mundur.

Kjo është zilja e parë që duhet të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me një temë që nuk është studiuar mirë“, tha Claudio Fenizia, një asistent profesor i imunologjisë në Universitetin e Milanos, i cili drejtoi studimin.

Ekipi hulumtues më tej vëzhgoi se në rastet e transmetimit pozitiv, placentat ishin të përflakura – një simptomë e infeksionit.

Koronavirusi dhe antitrupat u gjetën gjithashtu në gjakun e kërthizës, dhe qumështin e nënës.

Shtatë nga nënat, foshnjat e të cilave nuk ishin infektuar me koronavirus ende transmetuan antitrupat. /Gazeta Shneta/

Share With:
Translate »
330 Views