Noah po rritet dhe mami Fatma nuk ngurron të na i tregojë “fajet” e tij

Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

Duket se të dy po e shijojnë shumë këtë eksperiencë, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të voglin e tyre.

Ata kanë treguar nëpër intervista se nuk e kishin planifikuar ardhjen në jetë kaq herët të Noah, megjithatë e përshkruajnë si momentin më të bukur të jetës së tyre.

Megjithëse thonë se në të ardhmen familja e tyre do shtohet, Fatma është shprehur se momentalisht është shumë herët për këtë gjë. Por, nuk duket edhe aq e largët dita e dasmës së tyre.

Këtë verë, për herë të parë, ata nuk kanë qenë vetëm me pushime, por të tre.

E teksa ditët kalojnë, Noah po rritet dhe tashmë ka filluar të ulet në tavolinë me prindërit e tij dhe kur fëmijët ulen me të mëdhenjt, incidentet nuk mund të mungojnë.

Këta na e ka treguar vetë moderatorja, e cila ka shpërndarë një foto në Instastory, ku shihet se kafeja është derdhur, teksa e ka shoqëruar me mbishkrimin:

Filloi Noah në tavolinë me ne

Share With:
Translate »



527 Views