Merret vendimi për unifikimin e abetares, Kushi: Ja çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm

Nga viti i ardhshëm të gjitha shkollat fillore në të gjithë vendin do të kenë të njëjtën abetare për nxënësit e klasave të para. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë në kuadër të nismës një gjuhë një abetare.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se do hapet një garë për tekstin e unifikuar në mënyrë që ky proces të konkretizohet me nisjen e vitit të ri shkollor.

“Sot kemi vendosur që nga kjo procedurë të përjashtohet teksti i abetares për klasën e parë. Kjo do të thotë që të gjitha shkollat të kenë një tekst të unifikuar. Abetarja është libri i parë me të cilin përballet nxënësi në bankat e shkollës.

Share With:
Translate »
18 Views