Videoja e fundit e 6-vjeçarit që u torturua nga njerka dhe babai i tij: Askush nuk më do mua

Daily mail ka publikuar videon tronditëse të 6-vjeçarit Artur, i cili ndërroi jetë nga torturat që i bënin njerka dhe babai i tij.

Videoja është regjistruar një ditë para vdekjes së vogëlushit, dhe tregon djalin i cili ecën me vështirësi duke qarë dhe thotë “ askush nuk më do mua dhe “ askush nuk më ushqen mua”.

Arturi ecën me shumë vështirësi dhe pizhamet i varen nga trupi i dobët.

Babai 29-vjeçar i Arturit Thomas Hughes dhe njerka 32-vjeçare Emma Tustin deklaruan se ai vdiq pasi përplasi kokën, por autopsia zbuloi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Prindërit e 6-vjeçarit e kanë privuar nga ushqimi, e kanë lënë në këmbë 14 orë në ditë dhe e kanë detyruar të hajë kripë pa i dhënë ujë.

Fëmija ka patur edhe dëmtime në kokë.

Gjykatës iu dorëzuan edhe dokumente audio nga mesazhet e nënës së tij drejtuar babait, në të cilat djali i vogël dëgjohet duke i bërtitur xhaxhait dhe gjyshes për ndihmë apo edhe duke i kërkuar pak ujë, sipas Daily Mail.

Share With:
Translate »
57 Views