Mes rrezeve të diellit në natyrë, Big Basta zbulon pyetjen më të shpeshtë që merr nga djali për Shqipërinë

Prej disa kohësh Big Basta dhe Vesa Luma janë zhvendosur në Zelandën e re, aty ku po jetojnë së bashku me djalin e tyre Lian. Dyshja ka ndarë shpeshherë me ndjekësit bukuritë e këtij vendi dhe gjithë benefitet që i dhuron natyra, duke i “zilepsur” të gjithë për vendin në të cilin ndodhen.

Së fundmi reperi ka publikuar një foto krah shokut të tij më të mirë, në të cilën shkruan: “Shoku im më i mirë vazhdon të më pyesi se sa larg është Shqipëria me varkë”.

Me siguri familjes së artistëve i mungon shumë vendi i tyre dhe këtë fakt nuk kanë ngurruar ta tregojnë në postime të ndryshme në rrjetet sociale. Vesa dhe Big Basta nuk kanë bërë të ditur nëse do të kthehen në Shqipëri, megjithatë ata kanë theksuar se ndodhen në Zelandën e Re për t’i ofruar Lian një të ardhme më të mirë.

Share With:



201 Views