Në ditën e lindjes, Arbana Osmani jep lajmin e shtatzanisë së dytë

Rastësi e bukur! Sot, moderatorja shumë e dashur për publikun, feston 37-vjetorin, në të njëjtën ditë me partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Arbana ndau edhe lajmin e bukur se së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë, në postimin ku uronte Eduartin për ditëlindje, në InstaStory.

Ajo ka ndarë një video me ndjekësit, ku tregon surprizën e bukur që të afërmit i bënë në këtë ditë speciale.

“Erdha në shtëpi dhe gjeta një kopësht”- shkruan moderatorja, teksa tregon buqetat me lule.

Surpriza e skuadrës “Dua të të bëj të Lumtur” nuk ka munguar po ashtu. Ata i kanë dërguar një tortë, mbi të cilën shkruhet “Dua Team ju do”. Urimet për moderatoren kanë qenë të shumta.

Tashmë, çifti nuk fshihet më dhe ndan me ndjekësit çdo gjë.

Share With:
Translate »
586 Views