Mes vështirësive nga divorci me Brad Pitt dhe shqetësimi për fëmijët, Angelina Jolie tregon ku e ka gjetur shpëtimin

Angelina Jolie po rikthehet sërish në kinematografi dhe lajm më të bukur se kaq nuk mund të kishte për fansat e saj. Aktorja e njohur do të ketë një rol kryesor në filmin me titull “Those Who Wish Me Dead”.  Filmi është i bazuar në romanin e autorit Michael Koryta me të njëjtin emër dhe i takon zhanrit triler dhe aksion. Regjia i takon Taylor Sheridanit, ndërsa aktorë të tjerë që do të luajnë përkrah Jolie janë: Nicholas Hoult, Finn Little, Aidan Gillen, Medina Senghore, Tyler Perry, Jake Ëeber dhe Jon Bernthal.

Filmi rrëfen historinë e një djaloshi adoleshent, i cili është dëshmitar i vrasjes së babait të tij, në afërsi të një pylli të madh kombëtar. I ndjekur nga vrasësit të cilët duan ta mbajnë atë të heshtur, djaloshi në fjalë e gjen veten duke kërkuar strehim në brendësi të pyllit. Shumë shpejt ai e takon një zjarrfikëse veteran dhe eksperte e mbijetesës në shkretëtirë, që në film portretizohet nga Angelina Jolie, dhe e cila i ofron strehim në kullën e saj të vrojtimit. Por situata bëhet e rrezikshme për të dy, kur vrasësit i vënë flakën kullës së vrojtimit me qëllim që t’i detyrojnë ata të dorëzohen, dhe kështu që të dy përpiqen që me çdo kusht t’i mbijetojnë kësaj situate.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jolie ka treguar se ky film ka qenë si një terapi për të pas një periudhë të vështirë.

“Kam qenë me shumë fat. Është si terapi. Kam marrë role të tilla kur më është dashur të filloj e të lëkundem sërish. Nuk mund t’ju tregoj gjithçka… në fillim ajo ndihet e thyer. Dështoi në provimin e psikikës… të gjithë kemi këto momente në jetën tonë, kur thjesht nuk e dimë se çfarë po ndodh me ne… ndihemi shumë keq. Ishte e rëndësishme për mua që të shikoja nëse mund ta bëja dhe nëse mund të kaloja përmes zjarrit”, ka thënë Angelina teksa ka folur për veten e rolin e saj.

Angelina vazhdon të jetë në një proces shumë të vështirë divorci me ish-bashkëshortin Brad Pitt, por siç duket me filmin e ri ka gjetur shpëtimin.

Share With:
Translate »
106 Views