Me një foto të vetme, Olta Gixhari tregon gjithçka që nuk dimë për të birin

Olta Gixhari në muajin gusht të vitit që lamë pas solli në jetë fëmijën e saj të parë. Olta lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar. Tashmë Amar është rritur dhe ka nisur të bëjë lëvizjet e para dhe si bebush duket se është mjaft i shkathët.

Olta ka ndarë sot në Instagram një foto interneti në të cilën një djalë i vogël shihet i kapur pas rafteve të kuzhinës, një imazh që portretizon një fëmijë çamarrok. Olta ka treguar se kështu është dhe djali i saj e me siguri punë për të si nënë tashmë duhet të jetë dyfish më e vështirë.

“Kështu është edhe Amar tip i qetë”, ka shkruar Olta me shaka përkrah fotos.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Revista Who”, Olta tregoi se Amar erdhi në jetë me plan, pasi si ajo edhe partneri kishin dëshirë për një fëmijë. Aktorja tregoi se shtatzëninë me djalin e ka kaluar shumë lehtë, pasi partneri i saj i ka qëndruar pranë.

“Nuk mora shumë kile. Diku tek 16-17, por në dukje isha shumë e hollë dhe barkun nuk e pata shumë të madh. Pata një shtatzëni të mbarë, edhe pse më ra muaji i 8 dhe i 9-të i shtatzënisë në korrik-gusht, periudhë shumë e nxehtë në Spanjë. Por nuk e përjetova keq, sepse kam një partner që më thotë gjithë ditën: Sa e bukur je”, tregoi Olta.

Ajo tha se ka dëshirë që në të ardhmen ta bëj Amarin me një motër që t’i ngjajë asaj.

Share With:
Translate »
341 Views