Mesazhi prekës i aktores Adriana Matoshi që po lufton me sëmundjen e keqe

Aktorja Adriana Matoshi falenderoi përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, të gjithë ata që e mbështetën gjatë sprovës që kaloi pak ditë më parë.

Ajo iu nënshtrua një operacioni në kokë pasi mjekët i diagnostikuan një tumor për herë të dytë pas 9 vitesh. Për fat të mirë operacion rezultoi i suksesshëm dhe fill pas kësaj fitore të dytë, aktorja përcolli një mesazh:

Mos prisni veç ditëlindje, Bajram, Vit të Ri, Krishtlindje dhe  Pashkë për me u dashtë. Gëzojeni jetën edhe në ditët e rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin për çdo ditë që gëzoni shëndet”.

Adriana Matoshi i kërkoi shoqërisë që të kontribuojë në mënyrë që mjekët e infermierët shqiptarë të mos emigrojnë:

Gjeneratat e reja të doktorëve e infermierëve nuk duhet me i lën me ik prej këtu. Nuk i kanë njerëzit krejt kushtet me u mjeku jashtë vendit, e na duhet të investojmë në këto gjenerata të reja, se besoj që edhe për ata është më i vlefshëm kontributi në vendin e tyre”.

Share With:
Translate »
31 Views