Mësuesi shqiptar bullizohet në rrjete sociale, shpërthen në lot në emision
Një mësues biologjie në Kosovë ka rënë pre e bullizmit në rrjete sociale. Kjo pasi një video e tij duke kërcyer valle popullore është bërë virale në Tik Tok.
Në një intervistë për “KTV”, ai ka shpërthyer në lot, teksa është shprehur se qëllimi i tij ka qenë përcjellja e mbrojtjes për vlerat kombëtare. Komentet dhe reagimet e shumta nga njerëzit kanë bërë që atij t’i rrezikohet vendi i punës.
Mes lotësh, mësuesi ka treguar se i ka kërkuar vëllait të tij që të mos tregojë se e ka vëlla.
“Unë bëj çfarë dua në banesën time private! Detyrova vëllezërit e mi, njëri prej tyre që është drejtor shkencash, e i thashë nëse të pyesin se çfarë e ke Lulzim Pacajn thuaj e kam kushëri, mos i thuaj se e ke vëlla (Qan)! Është jeta ime private, unë do të vazhdoj që të vallëzoj valle kombëtare. Nuk kam linçuar askënd”, është shprehur ai.