Për fejesa, martesa dhe fëmijë pyesni ndonjë tjetër, jo Sarën

Sarah Berisha ka realizuar sot një bisedë virtuale me ndjekësit dhe një prej tyre e ka pyetur nëse ka ndonjë plan për fejesë me PM.

“Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë/ martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e saj”, ka shkruar ish-banorja e BBV.

Sarah u eliminua pak javë më parë nga spektakli dhe vazhdon ende marrëdhënien e nisur brenda me DJ PM, ndaj edhe kurioziteti i ndjekësve është i madh. Si gjithë çiftet që marrëdhënien e kanë ndërtuar në sy të publikut edhe Sarah me PM nuk i shpëtojnë dot këtyre sikleteve dhe pyetjeve për fejesë, martesë apo fëmijë.

Share With:
Translate »
54 Views