Michelle sapo na vodhi zemrat për të njëmitën herë….
Michelle Obama, ish-zonja e parë e Shtëpisë së bardhë, është një femër që e plotësonte këtë titull mjaft mirë. Ajo është e edukuar, e sjellshme e përpiktë dhe shumë bujare.
Fondacionet që ajo drejton shkojnë në ndihmë të fëmijëve në nevojë, por jo vetëm. Një video që po bëhet virale në rrjetet sociale dhe media, shfaq Michelle-n që nuk e kemi parë ndonjëherë.
Parker Curry, është vogëlushja e cila kohë më parë ishte fotografuar duke vështruar foton e Michelle Obamës dhe dukej e habitur, kjo foto u bë virale gjithashtu, e ish- zonja e parë e ftoi vogëlushen të kalonin pak kohë bashkë dhe të kërcenin.
Sa të bukura dukeshin të dyja.