Mikja e Orindës ka gati dhuratën e veçantë për bebushen e moderatores dhe na bëri të gjithëve nostalgjikë!

Orinda Huta po shkon drejt fundit të pritjes së ëmbël dhe për këtë rast ka treguar disa detaje të vogla nga përgatitjet e deritanishme, ku mësuam se dhoma e vogëlushes nuk do të jetë ngjyrë rozë siç jemi mësuar ta shohim, por është minimaliste dhe me piktura në formë reje.

Gjithashtu ajo sot ka publikuar disa detaje nga veshjet e ëmbla të vogëlushes që do të vijë në jetë së shpejti si dhe qëndismat që mesa duket po ja bën shoqja e saj, gazetarja Iva Tiço.

 

Po ashtu ajo ka realizuar ditë më parë një set shumë të ëmbël fotografik.

Share With:
Translate »
244 Views