Efektivi u dënua me 10 vite burg, flet i indinjuar i ati i Klodian Rashës: Si mund ta quash drejtësi

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës vendosi 10 vite burg për Nevaldo Hajdarajn, ish-efektivi që vrau Klodian Rashën. Ai përfitoi gjykim të shkurtuar, nga 15 vite në 10.

Pas seancës gjyqësore, babai i të ndjerit, Qazim Rasha ka dhënë një intervistë ku është shprehur i indinjuar dhe i pakënaqur me vendimin.

“Ishte një makabritet që e kreu një sekt. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht vret një djalë i ri në rrugicën e shtëpisë së vetë. Pavarësisht alibisë, ngjarjes, tragjedisë, arriti deri aty sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit dhe krimineli me petkun e viktimës. Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të mbarë shoqërisë, por edhe shtetit. Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar. Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet. Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, ka thënë ai.

Share With:
Translate »
281 Views