Mikroplastika kudo, në ushqim, mish, shishe. Alarmante zbulimi i tyre në placentë

Nga uji i ambalazhuar e deri tek ushqimet që zgjedhim të vendosim në pjata, mikroplastika është kudo. Por një studim i ri zbulon një tjetër aspekt të rrezikshëm të qëndrimit të tyre në trup.

Pas zbulimit se mikroplastika u gjet edhe në zemër, prova të reja vijnë për të konfirmuar gjetjen e mikroplastikës në placentën e njeriut.

Në studimin e botuar në Toxicological Sciences, një ekip nga Shkencat Shëndetësore të Universitetit të Nju-Meksikës (UNM), i udhëhequr nga Dr. Matthew Campen, PhD, profesor në Departamentin e Shkencave Farmaceutike të UNM-së, raportoi gjetjen e mikroplastikës 62 placenta. Mostrat e testuara kishin përqendrime që mikroplastikës që variojnë nga 6.5 deri në 790 mikrogramë për gram ind.

Edhe pse këto shifra mund të duken të vogla (një mikrogram është një e milionta e një grami), Dr. Campen është i shqetësuar për efektet shëndetësore të sasisë në rritje të mikroplastikës në mjedis.

“Nëse doza vazhdon të rritet, ne fillojmë të shqetësohemi. Nëse shohim efekte në placentë, atëherë e gjithë jeta e gjitarëve në këtë planet mund të ndikohet. Dhe kjo nuk është mirë.”, thotë ai, përcjell dritare.net

Për studimin e tyre, studiuesit, duke punuar me kolegët në Kolegjin e Mjekësisë Baylor dhe Universitetin Shtetëror të Oklahoma, analizuan indet e dhuruara të placentës. Në një proces të quajtur saponifikimi, ata përpunuan kimikisht mostrat për të tretur yndyrën dhe proteinat në një lloj sapuni.

Më pas, duke rrotulluar çdo mostër në një supercentrifugë, e cila lë një copë të vogël plastike në fund të tubit, ata përdorën një teknikë të quajtur pirolizë: d.m.th., ata vendosën peletin plastik në një filxhan metalik dhe e ngrohën në 600 gradë celsius. Më pas ata regjistruan emetimet e gazit pasi llojet e ndryshme të plastikës digjen në temperatura specifike.

Ata zbuluan se polimeri më i përhapur në indin e placentës ishte polietileni, i cili përdoret për të bërë qese plastike dhe shishe. Në veçanti, ajo përbënte 54% të të gjithë plastikës. Kloridi polivinil (i njohur më mirë si PVC) dhe najloni secili përbënin rreth 10% të totalit, me pjesën e mbetur të përbërë nga nëntë polimere të tjera.

Dr. Marcus Garcia, PharmD, një student postdoktoral në laboratorin e Dr. Campen, i cili kreu shumë nga eksperimentet, tha se deri më tani ka qenë e vështirë të përcaktohej sasia e mikroplastikës e pranishme në indet njerëzore. Me metodën e re analitike, tha ai, “mund ta përcaktojmë sasinë e duhur dhe të themi sa mikrogramë ose miligramë, në varësi të plastikës që kemi.”

Dr.Campen tha se përqendrimi në rritje i mikroplastikës në indet e njeriut mund të shpjegojë rritje të çuditshme në lloje të caktuara të problemeve shëndetësore, të tilla si sëmundja inflamatore e zorrëve dhe kanceri i zorrës së trashë te njerëzit nën 50 vjeç, si dhe një ulje të numrit të spermës.

Burimi: Science Daily

Share With:
Translate »
162 Views