Mes lotësh, Rike rrëfen historinë e saj: Ça traumash kam. Babi vdiq, mami në koma!

Pas debateve të forta në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë nisur dhe rrëfimet personale. Rike Roçi teksa bisedonte me Julin ndau me aktorin e prekur historinë e trishtë të fëmijërisë së saj dhe sakrificat që familja ka bërë për të emigruar jashtë vendit për një jetë më të mirë. Ajo tregon se u është dashur të provojnë tre herë për të kaluar me gomone drejt Italisë, duke rrezikuar jetën.

Problemet shëndetësore të prindërve e kanë detyruar të bëjë një jetesë të ndarë mes dy vendeve. Rike tregon e prekur se në moshën 52-vjeçare babai i saj ka ndërruar jetë si pasojë e një komplikacioni në mushkëri. Ndërsa nëna e saj ka qëndruar për 6 muaj në koma, si pasojë e një aksidenti rrugor. Siç tregon banorja nga fëmijëria ka kujtime të trishta që kanë lënë gjurmë tek ajo.

“Herën e parë ikëm me pasaportë dhe vula false me anije Durrës-Bari. E kuptuan që ishim me vula false dhe na kthyen mbrapsht. Herën e dytë me gomone por babin e kishin kthyer mbrapsht se ai punonte në të zezë. Pas disa vitesh kam parë babin, nuk e mbaja mend fare. U kthyem te babi në Shqipëri dhe nuk kishim ku të shkonim. Pastaj për herë të tretë kemi marrë gomonen prapë, babi, mami, unë dhe motra. Herën e tretë ia dolëm. Babin nuk e kam se ka vdekur në 2015, 52 vjeç nga mushkëritë sepse pinte nga 3 paketa në ditë. Se kam pasur kurrë familjen të bashkuar. Ai ishte atje ne këtu, pastaj ikëm ne atje dhe babin e kthyen në Shqipëri. Ikëm prapë bashkë dhe babit i ndodhën fatkeqësi të tjera. Sa tu shkollonim, dëshironim të ktheheshim në Shqipëri, por babi ndërroi jetë. Atëherë mbyteshin me gomone, ne te gomonja që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kanë hedhur në ujë. Ça traumash kam unë. Kam pas një fëmijëri o Zot. Mami im në vitin 2000 ka pasur një aksident të rëndë dhe ka qëndruar 6 muaj në koma. Unë kam parë drama me sytë e mi. Nuk i kam pasur asnjëherë dy prindërit bashkë, jeta nuk na ka lënë asnjëherë bashkë”, tregoi Rike.

Share With:
Translate »
75 Views