“Mimoza cila është?”, Këngëtarja prezanton motrat dhe qenkan si pikat e ujit

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Mimoza Shkodra, këtë verë ka qenë shumë e angazhuar me mbrëmje të shumta muzikore por sidoqoftë nuk kanë munguar as ditët e pushimit. Kënga e saj më e fundit është bashkëpunimi me Skerdin ‘T’lutem’ dhe është pritur shumë mirë nga fansat.

Mimoza është shumë aktivë në rrjete sociale. Ajo vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj foto nga përditshmëria ose ndonjë lajmërim për projekte të reja muzikore.

Së fundmi këngëtarja ka shpërndarë dy foto familjare në profilin e saj të Instagramit. Mimoza shfaqet pranë dy motrave të saj, me të cilat ka një ngjashmëri të madhe.

Fansat e këngëtares janë hutuar nga fotot në fjalë, pasi ato mezi kanë mundur të dallojnë se cila është Mimoza ndër to.

Share With:
Translate »
497 Views