Ministrja Kushi: Së shpejti hapet filiali i Universitetit Teknik të Stambollit, në Shqipëri

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi në kuadër të vizitës dyditore të delegacionit shqiptar në Turqi për shtimin e bashkëpunimeve dypalëshe mes dy vendeve tona, ka zhvilluar sot në Ankara një takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. M. A. Yekta Saraç.

Në lidhje me takimin, ministrja Kushi tha se takimi ka qenë shumë i frytshëm dhe se palët kanë dakordësuar mbi planin e veprimit për hapjen së shpejti të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit (ITÜ) në Shqipëri.

Ndër të tjera Kushi përmend faktin se kanë diskutuar gjerësisht gjithashtu për për intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë nëpërmjet projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Share With:
Translate »
261 Views