Minorenia humb jetën pasi merr smartfonin me vete në tualet

Një vajzë 12-vjeçare nga Rusia ka ndërruar jetë pasi ra në korent në shtëpinë e saj, kur smartfoni i saj ra në ujë ndërkohë që po e karikonte, tha policia.

Sipas Daily Mail nxënësja, e identifikuar si Kseniya P, raportohet se ka humbur jetën menjëherë.

Nëna e saj, në gjendje të rënduar emocionale i tha policisë se ajo kishte shkuar të bënte një banjë pas ndeshjes së basketbollit në shkollë.

Vajza po dëgjonte muzikë kur i mbaroi bateria e telefonit, ajo e vuri në karikim pastaj kabulli ra në ujë, sipas oficerëve të policisë.

Nëna e saj po gatuante darkën dhe u shqetësua shumë kur Kseniya nuk po i përgjigjej. Ajo hapi derën dhe e gjeti atë të vdekur me kokën nën ujë.

Kseniya ishte i vetmi fëmijë në familjen e saj, që jetonte në fshatin Bolshoe Gryzlovo në rrethin Serpukhovsky të rajonit të Moskës.

Share With:
Translate »
729 Views