Dëshira e binjakëve për motrën e zhdukur 10 vjet më parë
Dëshira më e madhe që dy binjakëve Sean dhe Amelie, motra dhe vëllai i Madeleine McCann është që motra e tyre të kthehet në shtëpi.
Ata festuan të enjten 13-vjetorin e lindjes pa motrën e tyre të madhe, e zhdukur në mënyrë misterioze më shumë se 10 vite më parë.
Duke folur për britaniken “The Sun”, një mik i familjes McCann tha se binjakët Sean dhe Amelie kishin pasur vetëm një dëshirë teksa kishin fikur qirinjtë në tortën e ditëlindjes: që motra e tyre të kthehet në shtëpi.

Madeleine McCann
Maddie u zhduk nga apartamenti ku ndodhej me pushime sëbashku me familjen në Praia da Luz të Portugalisë, në Maj të 2007-s, ndërkohë që prindërit e saj kishin dalë për darkë në një restorant aty pranë.
Hetimet për zhdukjen e vajzës së vogël vijojnë të jenë aktive, pavarësisht se nuk ka pasur asnjë gjurmë të saj prej 10 vjetësh.
Në Dhjetor, prindërit e Maddie zbuluan se vijojnë që t’i blejnë asaj dhurata për Krishtlindje dhe i vendosin ato në dhomën e gjumit, me shpresën se një ditë ajo do të gjendet.