Mirald Metallari i penduar për vrasjen e babait dhe plagosjen e nënës

21-vjeçari Mirald Metallari ka dalë para gjykatës për krimin e kryer në Bathore ku vrau babain e plagosi nënën e tij.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun që vrau në gjaknxehtësi e sipër me armën e tij të punës, babain që punonte si polic në komisariatin e Kamzës. 

“Jam penduar për krimin por nuk e kthej dot pas.  I mora jetën babait, i mora shtyllën shtëpisë. E di që nëna nuk do ma falë por i kërkoj që të bëhet e fortë dhe të kujdeset për motrat.”,-u shpreh para gjykatës 21-vjeçari.

Sipas prokurorisë, 55-vjeçari kanë qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë për të ndërtuar një rrip betoni bashkë me djalin e tij Miraldin. Në momentin që i biri po transportonte karrocën me beton dhe i është derdhur dhe i ati nuk ka duruar duke nisur kritikat ndaj tij. “Ti s’bën për këtë punë, për asgjë nuk më duhesh”,- mësohet t’i ketë thënë ai të birit.

Mbi të rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. /Blitz

Share With:
Translate »
707 Views