Miranda Kerr bëhet nënë për herë të katërt, zbulon emrin dhe gjininë e bebit
Urime Miranda Kerr dhe Evan Spiegel! Çifti kanë mirëpritur zyrtarisht fëmijën e tyre të tretë së bashku, të katërtin e Mirandës dhe sërish është djalë!
Modelja, 40 vjeçe, ndau lajmin e mirë në faqen e saj në Snapchat, duke postuar një fotografi të një batanije për fëmijë dhe një palë çorape të verdha për djalin e saj të porsalindur, të quajtur Pierre Kerr Spiegel.
Ajo shkroi: “Jemi shumë të gëzuar nga ardhja e rrezes sonë të vogël të diellit, Pierre Kerr Spiegel. Nuk mund të ishim më të emocionuar për të mirëpritur djalin tonë të katërt në familjen tonë. Ndihemi kaq shumë të bekuar.” /Kids’Time/