“Jam 100% i bindur”- Vëllai i Pëllumb Metës: Nënën m’a vrau Blerina, vdiq papritur
Vëllai i Pëllumb Metës në një intervistë për Euronews Albania ka hedhur dyshime duke thënë se vëllanë e vrau bashkëshortja e tij, Blerina Meta.
Ai theksoi se për këtë të fundit është i bindur se ka vrarë dhe nënën e tij pak vite më parë
Mes tjerash ai tregoi se familja e tij me familjen e të vëllait Pëllumb Meta, nuk kishin hyrje dalje dhe sipas tij shkak për këtë është bërë po Blerina.
Vëllai i viktimës tregoi dhe rastin kur Blerina kishte ikur nga shtëpia e burrit dhe kishte shkuar të shtëpia e prindërve për t’u kthyer pak ditë më vonë.
“Nëna e saj ka vrarë vjehrrën dhe ka plagosur burrin. Ka dashur t’i vras të dy. Se ca halli ka pasur nuk e di. Nusja e Pëllumbit nuk na respektonte. Vëllai nuk është ankuar asnjëherë për nusen. Nuk kam shkuar për t’i bashkuar. Më erdhi vëllai dhe më tha se nëse ka shkuar Blerina te shtëpia ime, i thashë jo. Më tha se ka ikur nga shtëpia. Nëna ime vdiq atë vit, ato muaj. Unë jam një milion % se ajo e ka mbytur, më iku nëna tak tak. Tha do ta gjejë. I thashë përveç shtëpisë së vet nuk ka ku të shkojë tjetër. Unë i thashë vëllait mos shko me e marrë. Shkova te shtëpia e miqve, kishte fejuar vëllanë nusja e Pëllumbit. Kur na përcollën nëna e Blerina Metës, na tha hë se nuk e keni njohur ende. Blerina erdhi pas disa ditësh në shtëpi. Nuk kishim hyrje dalje familjare, vëllai nuk dilte prej gruas. Nusja na shmangu të gjithëve. Shtetit i bëjë thirrje. Unë për vete dyshoj vetëm tek e ëma”-tha ai.
Ngjarja makabre u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit. 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas. Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt. Ndërkohë në bashkëpunim me të ishin dhe motra e vëllai që e kishin ndihmuar në fshehjen e krimit.