Miratohet ligji, prindërit beqarë të marrin leje prindërore me pagesë të barabartë

Një vendim i fundit i Gjykatës në Spanjë i ka dhënë prindërve beqarë të drejtat e barabarta me ata të familjeve me dy prindër për sa i përket lejes prindërore me pagesë, duke siguruar kohë të barabartë për kujdesin e fëmijëve.

Ky vendim mbështetet në parimin se nevoja për kujdesin prindëror është e njëjtë për fëmijët, pavarësisht nga struktura e familjes.

Si pasojë, prindërit beqarë tani do të mund të shfrytëzojnë dyfishin e lejes që kishin më parë, duke bërë një hap të madh drejt përmirësimit të barazisë në politikat e lejes prindërore.

Share With:
Translate »
44 Views