Miriam Cani merr dhuratën e veçantë nga të vegjlit e ‘The Voice Kids’

Një nga emisionet më të dashur të së premtes është spektakli i këngëtarëve të vegjël. Ndër anëtarët e jurisë për këtë edicion është edhe Miriam Cani. Shpesh këngëtarja shumë e dashur për publikun ndan me ndjekësit emocionet e spektaklit dhe dashurinë që ka për të vegjlit e skuadrës së saj.

Por këtë herë duket se edhe fëmijët nuk i kanë rezistuar dëshirës për ta surprizuar trajneren e tyre. Me anë të një ‘Insta Story’, Miriam ka treguar dhuratën e bukur që i kanë bërë artistët e vegjël. Një jastëk i stampuar me një fotografi shumë të bukur të këngëtares. E ku ka më bukur se kur dashuria dhe mirënjohja shprehet në mënyrë kaq të veçantë…

Share With:
Translate »
1256 Views