Këngëtari bëhet baba përsëri: Emri i bebushes është fiksimi i ri i internetit

Ëngjëlli i Victoria’s Secret dhe vokalisti i “Maroon 5” janë bërë prindër për herë të dytë, siç raportojnë burime të People. Prinsloo ka sjellë në jetë një vajzë, emri i së cilës po bën namin në internet.

38-vjeçari ka konfirmuar lajmin duke zbuluar edhe emrin e vogëlushes, Gio Grace Levine. Përgjithësisht emri Gio është përdorur për djemtë, por çifti e ka dëshmuar tashmë se, kur vjen puna tek emrat e fëmijëve, janë gjithë kreativitet. Jo më kot vajza e parë e tyre u quajt Dusty Rose, e cila rrëmbeu zemrat e të gjithëve në daljen e saj të parë. Ditën e Shën Valentinit, Levine postoi një foto të bashkëshortes shtatzënë, por me gjasë ajo është shkrepur ditë më parë.

Këngëtari nuk e ka fshehur asnjëherë gëzimin se do të bëhej baba për herë të dytë, përkundrazi i ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show” diskutoi mbi shtatzëninë dhe planet për të ardhmen. Prinsloo dhe Levine u njohën në maj të vitit 2012 për t’u martuar pas 2 vitesh në Meksikë.

 

Share With:
Translate »
812 Views