“Miss Mama 2023” eventi që organizohet për herë të parë në Shqipëri

“Miss Mama 2023” është kompeticioni i cili do të organizohet më 8 mars në Elbasan.

Xhilda Toska, Organizatore e eventit dhe  pjesëmarrëset,Rudina Mullaj, Shpresa Koburja, Edlira Aliaj folën rreth këtij eventi i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri.

Xhilda Toska tregoi se si lindi ideja e organizimit të një eventi të tillë.

Xhilda Toska: Shpesh organizonim mise për fëmijë, por prindërit thonin u kënaqëm u kënaqm por pse të mos e organizojmë vet një gjë të tillë. Menduam ta sjellim më 8 mars për të dëgjuar mesazhet e gruas shqiptare. Ne menduam të bëjmë bashkë shumë zonja. Duket e çuditshme miss mama. Vjen për herë të parë në Shqipëri. Gruaja shqiptare ka nevojë për organizim dhe për të qenë bahskë. Kemi pjesmarrës nga Tirana, Durrësi dhe diaspora. Do të organizohet në Elbasan. Në fillim do të vizitojmë qytetin.

Unë kam dashur ta ngre figurën e nënës.”, tha ajo.

Edlira Aliaj thotë se “Është një eveniment që jep dhe mesazhe që gruaja është një forcë e madhe”.

Edlira Aliaj: Ne nuk jemi vetëm për të gatuar, për punë shtëpie por jemi dhe për të treguar bukurinë tonë vlerat tona. Unë famljen i binda. Është një eveniment që jep dhe mesazhe që gruaja është një forcë e madhe, që ka nevojë të flasë lirshëm. Ne jemi një forcë e madhe. Është dhe një ëndërr. Unë adoleshencën time e kam kaluar në kohën e para ’90 dhe bukurinë tonë e shfaqnim në xhiro. Kur isha vajzë nuk kisha mundësi. Në punë kam treguar dhe më kanë mbështetur. Në fillim më shikonim me habi por pastaj mirë.

“Për mua ishte një eksperiencë e veçantë. Më përleu dhe mendoj se është një eksperiencë që dhe pse nuk e kemi bërë më përpara e bëjmë tani.”, Shpresa Koburja

“Më pëlqeu si ide”, Rudina Mullaj.

“Do të ketë një mbretëreshë që do të kurorzohet pasi do të jenë të gjithë elementët e një kompeticioni.  Kemi zonja pjesëmarrëse nga 40 në 63 vjeç.”, tregoi organizatorja e eventit.

 

Share With:
Translate »
135 Views