Misteri i zhdukjes së Madeleine McCann, rinisin pas 18 vitesh kërkimet (Historia e 3-vjeçares që tronditi botën)
Policia portugeze ka nisur kërkimet sërish për Madeleine McCann në rajonin Algarve, kur asokohe tre-vjeçarja britanike u zhduk në vitin 2007, nga një bllok apartamentesh, ndërsa ishte me pushime me familjen e saj.
Prokuroria e Përgjithshme tha se po kryente hetime në qytetin gjerman të Braunschweig, ku në vitin 2022 u identifikua shtetasi gjerman Christian Brueckner si i dyshuar në zhdukjen e vogëlushes.
Kërkimi për vajzën do të përqendrohet në një zonë midis Praia da Luz, dhe njërës prej shtëpive ku Christian Brueckner jetoi kur McCann u zhduk, sipas raportimeve nga CNN Portugal dhe gazeta gjermane Bild.
Policia gjermane tha në qershor 2020 se McCann supozohej e vdekur dhe se Brueckner ishte me shumë gjasa autori. Brueckner ka mohuar çdo përfshirje ne krim. Ai ndodhet burg në Gjermani për përdhunimin e një gruaje 72-vjeçare në të njëjtën zonë të Algarves.
Kërkimi i fundit për McCann u krye në maj 2023, kur policia kontrolloi një rezervuar të brendshëm në Algarve, por nuk gjeti asgjë.
Si tronditi botën zhdukja e 3-vjeçares Madeleine McCann?
Ishte 3 Maji i vitit 2007 kur jeta e çiftit Kate dhe Gerry McCann do të ndryshonte përgjithmonë. Ata shkuan me pushime së bashku me 3 fëmijët e tyre Madeleine, Amelie dhe Sean dhe disa miq të tyre në një resort turistik në Portugali.
Në mbrëmjet që pasuan, çifti britanik darkonte me miqtë e tyre në një restorant 50 metra larg nga vendi ku qëndronin. Familjet e bënin me radhë që të shkonin dhe të kontrollonin fëmijët e tyre gjatë gjithë natës.
Në një nga këto net, fëmijët vendosen në gjumë, por dera e tyre u la e hapur nga Kate dhe Garry. Pasi kthehet nga darka Garry vëren se pozicioni i derës së dhomës së gjumit është i ndryshëm nga netët e tjera.
Ai hyn në dhomë dhe sheh të tre fëmijët e tij duke fjetur qetësisht. Ai rikthehet në restorant, por ndalon për një bisedë me dikë gjatë rrugës. Kate mbaron së ngrëni dhe kthehet në dhomë. Ajo vëren se dera e dhomës së gjumit të fëmijëve është mjaft e hapur, por ndërsa shkon ta mbyllë pak, një erë e përplas atë. Ajo shikon që dritarja është e hapur dhe grilat janë ngritur, ndërsa vajza 3-vjeçare Medeline mungon.
Prindërit japin alarmin për zhdukjen e saj dhe lajmërojnë policinë.

Policia kufitare dhe stafi i aeroportit u vunë në gatishmëri dhe qindra vullnetarë iu bashkuan përpjekjeve për të gjetur vajzën e zhdukur gjatë ditëve në vijim, rasti u bë shpejt një sensacion.
Pyetja se çfarë i ndodhi Madeleine McCann-it është një pyetje që ka përndjekur familjen e saj, detektivët dhe botën mbarë për më shumë se 18 vjet. Fatkeqësisht, është gjithashtu një pyetje që ka mbetur pa përgjigje.
Më 5 Maj të vitit 2007, policia portugeze zbuloi se besonte se Madeleine ishte rrëmbyer nga dhoma e saj dhe mund të ishte ende gjallë diku në Portugali.
Policia mori në pyetje një të dyshuar dhe kontrolloi gjithashtu shtëpinë e tij, por kur nuk u gjet asnjë provë që e lidhte atë me Madeleine, kjo pistë shpjet do të binte.
Në Qershor 2007, një polic portugez pranoi se provat jetike që mund të kishin ndihmuar në gjetjen e Madeleine mund të kishin humbur pasi skena e ngjarjes nuk ishte ruajtur siç duhet.
Pikërisht 100 ditë pas zhdukjes së Madeleine, detektivët portugez pranuan për herë të parë se 3-vjeçarja mund të mos gjendej e gjallë.
Më pas, pothuajse një vit më vonë, në korrik 2008, pa përgjigje apo pista të reja për të shpjeguar se çfarë ndodhi me fëmijën më të madh të Kate dhe Gerry, policia portugeze e la në sirtar çështjen.
Pas thirrjeve të dëshpëruara të familjes, Scotland Yard ra dakord të shqyrtonte çështjen me kërkesën e Sekretares së atëhershme të Brendshme Theresa May në 2011.
Në po këtë vit, saktësisht katër vjet pas zhdukjes së vajzës së tyre, McCanns publikuan një libër të titulluar Madeleine. Libri e vendosi historinë përsëri në qendrën e vëmendjes dhe bëri që kryeministri i atëhershëm David Cameron të kërkonte nga autoritet të shqyrtonin rastin.
Në vitin 2012, policia britanike zbuloi se ata besonin se Madeleine mund të ishte ende gjallë. Ata zbuluan edhe këtë imazh të saj se si do të dukej ajo në moshën nëntë vjeçare. Në Tetor 2016, ekipi i policëve që hetonte rastin u shkurtua nga 29 në vetëm katër oficerë policie.
Por operacioni ende vijonte dhe në vitin 2020, policia zbuloi se një pedofil gjerman aktualisht në burg si të dyshuarin kryesor, Christen Buckner. Policia në Gjermani vazhdon të pretendojë se ka “prova konkrete” se Madeleine ka vdekur, por kjo ende nuk është konfirmuar dhe hetimi i tyre është në vazhdim, me Brueckner të dyshuar si të përfshirë në çështjen McCann.
I dyshuari thuhet se u pa pranë zonës ku vajza e vogël u zhduk. Ai ka marrë një telefonatë më 3 Maj 2007 rreth një orë para se të zhdukej 3-vjeçarja.
Ai besohet të ketë banuar në Portugali midis 1995 dhe 2007 dhe kaloi kohë duke jetuar në furgonin e tij atje jo shumë larg vendpushimit të Praia da Luz. Tashmë në burg në Gjermani për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje 72-vjeçare, ai tani është akuzuar edhe për vepra të shumta seksuale, të cilat dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 2000 dhe 2007.
Jim Gamble, një ish-detektiv i cili hetoi rastin thotë se ka shumë arsye për të qenë optimist se kjo çështje ndoshta më në fund mund të zbardhet.