Mitet më të çuditshme rreth shtatzënisë, i besoni apo ajo?!

Gjërat që mund të dëgjoni gjatë shtatzënisë ndonjëherë mund të jenë shumë larg realitetit, dhe madje në shumë raste mund të konsiderohen të çuditshme në kuptimin e vërtetë të fjalës. Cilat janë ato?

-“Fëmijët e parë vijnë në jetë gjithmonë me vonesë”! Kjo nuk është vërtetuar aspak. Fëmija vjen në jetë atëherë kur është gati!

-“Të djeg stomaku sepse fëmija ka shumë flokë”. Ka shumë gra që kanë vuajtur nga këto simptoma dhe fëmija i tyre ka pasur disa fije floku në kokë.

– “Të pëlqejnë ushqime të ëmbla? E ke vajzë”! Askush nuk e ka vërtetuar këtë deri tani!

– “Vajza të vjedh bukurinë”. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë! Tani çdo nënë me vajzë nuk duhet të jetë më e bukur?!

-“Nëse nuk i jep pak ushqim nga ajo që je duke konsumuar një gruaje shtatëzanë, të del puçërr (byc) tek syri”.

– “Nuk është mirë të presësh flokët në shtatëzani”. Njoh shumë gra që e kanë bërë këtë dhe fëmijët apo vetë gruaja gëzojnë shëndet të plotë!

– “Po pate neps dhe nuk e ha atë ushqim mund të abortosh fëmijën”. Të jeni të sigurta se nepsi shkaktohet nga uria e vazhdueshme e gruas, dhe nëse do të konsumoni shpesh gjatë ditës diçka, ndjesia e nepsit do të jetë shumë e vogël.

– “Kur mendon për një ushqim që nuk e ke, në trupin e fëmijës shfaqet një shenjë pikërisht atje ku keni pasur gishtin tregues në momentin që keni qënë duke menduar ushqimin”. Dmth gruaja duhet të qëndrojë gjithë kohës me duart larg trupit?

Të dashura nëna të ardhshme! Qetësohuni dhe mbani larg vetes tuaj “mite” që kanë jetuar për shumë vite me radhë në shoqërinë tonë dhe jo vetëm, “mite” të cilat nuk kanë asnjë provë shkencore, “mite” të cilat nuk dihet se nga e kanë prejardhjen, por që kanë një ndikim shumë të madh në gjendjen psikologjike të gruas, duke e bërë atë të përjetojë një stres dhe ankth ndaj gjithçkaje në shtatëzani.

Share With:
Translate »
723 Views