Binjaket albine me bukuri të rrallë po çmendin internetin

Këto fotografi të mrekullueshme festojnë bukurinë e ndryshme të modeleve binjake me albinizëm.

Lara dhe Mara Bawar, 11-vjeçare, nga Sao Paulo, Brazili, lindën me një sëmundje që shkakton mungesën e pigment në lëkurë dhe flokë, për shkak të mungesës së melaninës dhe mendohet të ndikojë rreth një në 17.000 njerëz.

Ato u përzgjodhën që të modelonin për “Nike”, “Insanis” dhe “Bazaar Kids”, së bashku me motrën e tyre 13-vjeçare Sheila dhe treshja ka në “Instagram” gati 5,000 ndjekës.

 

I frymëzuar nga paraqitja e pazakontë, fotografi 26-vjeçar Vinicius Terranova punoi me modelet e reja si pjesë e projektit të tij të quajtur “Lulet e Ralla”.

“Ato janë shumë të bukura dhe të talentuara, ja përse doja të punoja me to. Janë me vetëbesim, inteligjente dhe punojnë shumë mirë. Një bukuri që nuk është dhe aq e zakonshme, por diçka më e rrallë për t’u parë atje jashtë, gati për t’u dalluar. Një lutje për fuqinë e diversitetit, përfaqëson takimin e bukurisë së tyre sublime”, thotë fotografi.

 

Share With:
Translate »
1555 Views