“Mjalti i mjaltit” Djali i Lindit dhe Venerës rikthen në skenë gjyshin, këngëtarin e famshëm Bedri Islami

Artistja e njohur Venera Lumani ka publikuar këngën e saj më të re, “Mjalti i mjaltit”, një krijim emocional që shkon përtej muzikës, duke u shndërruar në një dëshmi dashurie dhe trashëgimie shpirtërore familjare. Projekti vjen në bashkëpunim me partnerin e saj në jetë dhe në skenë, Lind Islami, ndërsa zëri i veçantë i babait të Lindit, këngëtari Bedri Islami, i jep këngës një thellësi të veçantë shpirtërore.

Në një publikim prekës, Venera ndau ndjenjat që e shoqëruan në lindjen e kësaj kënge:

“’Mjalti i mjaltit’ nuk është thjesht një këngë. Është një vijim gjaku dhe dashurie që kalon përmes brezave. Një këngë për jetën që na bashkoi në tre zëra – gjyshi, nëna dhe babi.” /Kids’Time/

Share With:
Translate »
74 Views