“Mjekët më dhanë tre ditë jetë”/ Vesa prek me rrëfimin dhe takon të ëmën brenda shtëpisë së BBV

Këngëtarja Vesa Smolica ka përlotur me rrëfimin e ndjerë mbrëmjen e sotme, ndërsa ka folur për një periudhë të errët të jetës së saj kur për shkak të problemeve shëndetësore i është dashur të jetojë dhomave të spitaleve.

Vesa tha se në moshë të re ajo nisi të përballej me probleme shëndetësore, të cilat i dobësuan shumë imunitetin dhe i lanë shenja të nxirjes në trup. Pas kontrolleve mjekësore, doktorët i dhanë tre ditë jetë në spital dhe se këngëtarja ka kryer disa operacione për të përmirësuar gjendjen shëndetësore.

Në përfundim të rrëfimit, Vesa u shpreh se me rrugëtimin e saj në Big Brother ka një mesazh për t’i dhënë të gjithë të rinjve, pavarësisht “çfardolloj gjëje që të të ndodh në jetë duhet të vazhdosh, të mos dorëzohesh duhet të ecësh përpara”. Pas rrëfimit Vëllai i Madh ka pasur një surprizë për Vesën, takim me të ëmën pas 52 ditëve qëndrimi në shtëpi.

Ledioni: Vesa ti je një artiste e mrekullueshme, por për të gjithë ata që nuk e dinin historinë ti je paralelisht edhe një njeri i mrekullueshëm që i mban gjërat përbrenda duke zgjedhur të mos i bëhesh barrë askujt. Kjo ndoshta mund të duket sikur ti rri si pemë, por njerëzit që thonë më pak janë njerëzit që kanë më shumë brenda. Uroj vërtetë që vazhdimi yt në shtëpi të jetë përmbyshës për ty.

Vesa: Patjetër, unë kam ardhur të jap mesazhin tim që çfardo lloj gjëje që të të ndodh në jetë duhet të vazhdosh, të mos dorëzohesh duhet të ecësh përpara. Si në jetë edhe në karrierë duhet të luftojmë të prekim ëndrrat tona, pavarësisht çfarë thonë të tjetër. Ne nuk kemi ardhur në këtë jetë që të veprojmë si thonë të tjerët, duhet të jemi lider të vetes edhe jashtë kësaj shtëpie. Dua të jem një shembull për të gjithë të rinjtë shqiptarë që të mos ndalen.

Sa i përket shëndetit tim, unë tashmë jam shumë mirë. Ajo situatë ka kaluar tashmë dhe ka qenë pikërisht arsyeja se pse unë i kam hequr njerëzit toksik nga vetja.

Ledioni: Duke qenë se toksiciteti aty brenda mund të ketë arritur disa nivele, të kemi sjellë një person që do të të detoksifikojë.

Vesa në lot ka vrapuar në dhomën e ndenjes ku është përqafuar me të ëmën.

Mami i Vesës: Bëhu e fortë.

Vesa: A jeni mirë të gjithë.

Mami i Vesës: Të gjithë janë mirë, ti qenke mirë. Babi është mirë…

Ledioni: Zonja Albana, si je e dashur? Që nga koha që jemi takuar në Voice keni mbetur njëllojë. Si të është dukur loja e Vesës në Big Brother?

Mami i Vesës: Loja shumë mirë. Le të vazhdojë edhe më fortë.

Vesa: A mendoni se duhet të ndryshoj ndonjë gjë në lojë?

Mami i Vesës: Po, mos bërtit. Mos i ofendo banorët, kështu lufto.

Vesa: A i kam ofenduar?

Mami i Vesës: Jo.

Vesa: Ju më keni rritur shumë mirë.

Ledioni: Vesa mund ta shoqërosh mamin te dera e kuqe. A e kishe menduar që do ta nxirrje ndonjëherë nga dera e kuqe?

Vesa: Banorët po, por mamin jo. A kishe dashur për të përshëndetur dikë mami?

Mami i Vesës: Po, Julin.

“Mjekët më dhanë tre ditë jetë/ Vesa prek me rrëfimin, përlotet nga surpriza e Vëllait të Madh

Share With:
Translate »
52 Views