Mjekët: Numri i fëmijëve me diabet në rritje

Vajza diabetike ka bërë që Enkelejda Bundo prej 6 vitesh të mos punojë më. Asaj i duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për të bijën, e cila në moshën 8 vjeçare është diagnostikuar me diabet. Nëna tregon se kjo sëmundje është shumë e vështirë për t’u përballuar. Enkelejda tregon se i duhen 400 mijë lekë në muaj, per shërbimet spitalore për vajzën, çka ka bërë që bashkëshorti i saj të emigrojë jashtë vendit për t’i siguruar. Drejtori ekzekutiv i shoqatës së fëmijëve dhe të rinjve diabetik, Asim Toro, kërkon që shteti të mos rimbursojë vetëm insulinën për fëmijët dhe të rinjtë diabetikë. Endokrinologu në QSUT, Florian Toti, thotë se në 5 vitet e fundit kemi një rritje të fëmijëve të prekur me diabet. Sipas tij, në Shqipëri po krijohet një brez i rrezikuar nga kjo sëmundje, si pasojë e ushqimeve të shpejta që çojnë në obezitet, dhe moskryerja e aktiviteteve fizike.

Share With:
Translate »
618 Views