Mjekët u dhanë shumë pak shpresë për të mbijetuar, dy djemtë arrijnë të diplomohen

Dy djem të cilëve iu dha një shans mbijetese prej 2% kur lindën, kanë kaluar të gjitha pritshmëritë dhe arritën që të diplomohen.Prindërit e Odin Frost dhe Jordon Granberry, të dy 18 vjeç, morën lajmin e hidhur se djemtë e tyre kurrë nuk do të mund të ecnin dhe do të jetonin në një ‘gjendje vegjetative’, nëse do të arrinin të mbijetonin gjatë viteve të para të jetës.Sidoqoftë, djemtë vazhduan të tejkalojnë pritshmëritë dhe në moshën tre vjeç bënë një fotografi së bashku, ndërkohë që janë rikthyer sërish pas 15 vjetësh, tashmë për t’u diplomuar dhe për të rikrijuar edhe njëherë momentin e shumë viteve më parë!

Të dy djemtë kanë qenë miqtë më të mirë që nga dita e parë e shkollës dhe kanë një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin.

Babai i Odin Tim tha:

Djalit im dhe shokut të tij më të mirë iu tha të dyve se shkalla e mbijetesës së tyre do të ishte rreth 2 %, dhe se ata kurrë nuk do të ecnin. Ne thjesht duam që fëmijët tanë të vlerësohen ashtu siç janë dhe të shihen për arritjet e tyre.

Share With:
Translate »
321 Views