Ndërroi jetë nga COVID-19, gruaja u infektua në festën familjare, e motra në intubim

Raportohen detaje të reja sa i përket 43 vjeçares që ndërroi jetë në Spitalin Infektiv si pasojë e koronavirusit. Dyshohet se gruaja së bashku me familjarë të tjerë janë infektuar në festën që zhvilluar në Durrës fundjavën e kaluar.

Përveç saj, pozitive me COVID rezultuan nëna dhe motra, si dhe disa të afërm që nuk kanë patur shqetësime.

Por ndërkohë motra e viktimës ka shfaqur komplikacione dhe ndodhet në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku është futur në intubim.

124 persona kanë ndërruar jetë në Shqipëri si pasojë e infektimit me koronavirus.

Share With:
Translate »
1238 Views