Mjekja pediatre: Si të silleni me fëmijët pas tërmetit

Situata e vështirë që po kalon vendi ynë, pa dyshim që ka prekur edhe fëmijët. Frika që shohin gjithkund, duke filluar fillimisht në familjen e tyre, por edhe përreth, dëmton dhe rëndon së tepërmi gjendjen e tyre psikologjike.

E ftuar në programin “Rudina”, pasditen e sotme, ishte mjekja pediatre Lira Gjika, e cila ka dhënë disa këshilla të vyera se si prindërit duhet të sillen dhe t’i trajtojnë fëmijët e tyre pas tërmeteve që tronditën Shqipërinë. Sipas saj fëmijët nuk kanë mekanizma për të përballuar edhe frikën e të rriturve.

Nuk janë momente aspak të lehta për të rriturit dhe duke mos pasur eksperiencë, nuk di si ta transmetosh. Gjëja më e mirë është përmes lojës, duke folur dhe duke i treguar fëmijës sa frikë ka vetë i rrituri. Se ku ka të rritur të frikësuar, ka edhe fëmijë akoma më të frikësuar dhe frika punon me harresën. Domethënë, fëmija nuk ka mekanizma të përballojë dhe frikën e të rriturit dhe është mekanizëm i trurit, se aq i pjekur është truri, domethënë menjëherë futet në veprim harresa. Të futësh në veprim harresën në moshat e brishta është të lesh një të rritur gati të paaftë të mendojë. Prandaj duhet të flasin, të luajnë, të mos kenë frikë. Natyrisht ta kenë frikën, se frika e ka shpëtuar njeriun dhe ajo do na shpëtojë, se do na vërë mendjen në punë, por jo ajo frika që të lë të hutuar, jo ajo frika që sillesh s’di çfarë të bësh, s’di kë të shash, s’di ku të mbrohesh. Njeriu duhet të gjejë forcat tek vetja që të eci përpara. Duke ndihmuar fëmijën ndihmon veten. Pikërisht duke patur fëmijën përdore, nuk je vetëm. Ndërsa kur rri kështu, konfuzioni që ne shohim kudo, që ikin, rrinë nëpër makina, kjo është e dëmshme. Të marrin një vendim, o të rrinë, o të ikin, por as këtu as aty, kjo është e dëmshme.

Share With:
Translate »
457 Views