Mjeku Pëllumb Pipero: Varianti Omicron po sjell fundin e pandemisë

Mjeku Pëllumb Pipero ka bërë sot një parashikim optimist, duke thënë se fundi i pandemisë është shumë afër. Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në Tv Klan, Pipero u shpreh se varianti Omicron po bëhet dominues në të gjithë botën, duke infektuar shumë njerëz dhe duke i imunizuar ata.

Sipas tij infektimet e shtuara mund të sjellin një imunizim më të madh dhe kjo gjë mund të sjellë fundin e pandemisë.

“Unë besoj se Omicron është fillimi i fundit të kësaj pandemie. Duke shprehur që të mos kemi ndonjë varianti të ri dhe nuk do të ketë ndonjë variant më të transmetueshëm sa Omicron. Fakti që numri i rasteve është shumë i madh, mundëson që një numër i madh qytetarësh të imunizohen.

Atë që nuk e bëjmë me anë të vaksinimit, një pjesë e kësaj neglizhence do të mbulohet shumë mirë nga Omicron. Omicron ka treguar një transmetueshmëri të frikshme, është shumë i lartë. Fakti që Omicron është dominues dëshmon që mundësia për t’iu shmangur infeskionit nga Omicron është shumë e vogël.  Të gjithë evidencat, të gjitha statistikat dëshmojnë që numri më i madh i infektuesve të sëmurë është mes personave të pavaksinuar.

Po ashtu dhe rastet e rënda janë të pavaksinuar. Të mos harrojmë se tani qarkullon edhe Delta dhe virusi i gripit stinor. Edhe në vendin tonë mendoj se Omicron është bërë dominues. Kemi numër të shtuar të rasteve të infektuara, por pak raste që shkojnë në spital”, tha Pipero.

Share With:
Translate »
30 Views