Moda e re, nënat e reja bëjnë “make up” pak minuta para se të sjellin në jetë foshnjat e tyre

Ka disa raste në jetë kur të dukesh bukur dhe e zbukuruar është gjëja e fundit që të vjen në mendje.

Në teori, lindja e fëmijëve është një prej tyre. Por jo kur e dini se gjatë kësaj dhe sigurisht menjëherë më pas do të realizoni foto dhe video që do t’i mbani mend për një jetë!

Trendi i ri dëshiron që nënat e ardhshme të aplikojnë grim para ose menjëherë pas lindjes. Një sondazh i fundit tregoi, në fakt, se 68% e grave në Britani përdorin make-up edhe disa orë para lindjes, ndërkohë që kontraktimet e mitrës tashmë kanë filluar.
Pse e bëjnë?

Siç do ta shihni edhe në foto, shumë femra ndodhen në maternitet duke e trajtuar fytyrën me produkte profesionale. Në të njëjtën kohë, disa kapin procesin me kamera për të “ngarkuar” më pas videot në llogaritë e tyre të mediave sociale.

“Shkova në maternitet në orën 7:30, lindja zgjati 10 orë! Më duhej diçka që të më shpërqendronte nga dhimbja dhe kontraktimet”, tha grimierja Alaha Karimi për Daily Mail për vendimin e saj për të grimuar pak para se të lindte fëmijën e saj.

Shikoni fotot e nënave të grimuara gjatë lindjes:

Share With:
Translate »
62 Views