Arbana Osmani, fotografohet në rrugë pas lindjes duke blerë lule

Arbana Osmani është përfundimisht superwomen. Ajo sapo ka sjellë në jetë fëmijën e tretë, vajzën e saj Zoi, por nëse nuk e di këtë fakt, nuk do e besoje kurrë, po ta shikoje Arbanën në rrugë.

Arbana Osmani, një javë pas lindjes, duket yll!

Siç e pamë ne të Dritare.net, sot dhe për një çast harruam se Arbana vetëm para një jave, solli në jetë vajzën. Kur e sheh me një tufe lule në dorë, duke shoqëruar në shkollë Jonin, djalin e saj të madh, Arbana duket vetë si një vajzë e vogël që po shkon në shkollë ditën e parë.

Kjo vajza është mami tre herë dhe tani për pak ditë nis punën për një festë të madhe, Festën e Këngës në RTSH. Urime Arbana, për energjinë dhe sidomos për këmbët në tokë. Dhe suksese Joni!

Share With:
Translate »
93 Views