Modelja e famshme vendos të bëhet nënë, por së pari duhet të shtrohet në qendër rehabilitimi për të lënë alkoolin

Në moshën 43-vjeçare, Kate Moss vendosi t’i thotë lamtumirë pijeve alkoolike dhe është shprehur e gatshme për të zgjeruar familjen. Sipas “Sun”, modelja britanike është shtruar në “The Cabin”, një qendër luksoze dezintoksikimi, në Chiang Mai, në Tajlandë. Struktura, ku ka qenë i shtruar më parë edhe Pete Doherty, ish-i dashuri i Moss, kushton rreth 11 mijë euro në muaj. Kthesa e modeles me sa duket vjen nga dëshira për t’i dhënë fund varësisë së saj ndaj alkoolit dhe ajo për të pasur një fëmijë më partnerin aktual, 30-vjeçarin Nikolai von Bismarck, pasardhës i ish-kancelarit gjerman Otto von Bismarck.

Share With:
Translate »
640 Views