Modelja shqiptare realizon setin fotografik në terren të vështirë majë shkëmbinjve pa e ditur që është shtatzënë

Të dëshirosh një shtatzani dhe të mos e dish që je 5 javëshe. Kështu ka ndodhur me modelen shqiptare Greis Petrovic e cila pas 7 vitesh martesë por përjeton shtatzaninë e saj të parë. Edhe pse e dëshironte tashmë një shtatzani, lajmi erdhi pak papritur. Ajo tregoi se pas 6 vitesh kishte vendosur të realizonte një set fotografik. Ndaj në muajin tetor ishte bërë mbarë të kryente setin. Gjatë realizimit të setit fotografik ajo tregon se ishte 5 javëshe shtatzënë por që nuk e dinte. Falë Zotit siç thotë Greis, çdo gjë ka shkuar mirë gjatë setit pasi ajo kishte rrezikuar shtatzëninë duke u ngjitur majë shkëmbinjve dhe duke u zhytur në ujin e ftohtë pa e ditur se po priste një bebe. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
982 Views