Moderatoret zbulojnë shtatzaninë e Zajmina Vasjarit dhe muajin në të cilin ndodhet | Video

Edhe pse lajmi për shtatzëninë nuk u konfirmua nga Zaimina Vasjari, tashmë të gjithë e dimë që këngëtarja është në pritje të fëmijës së parë. Por ndërsa ajo po e shijon në privatësi të plotë pritjen e ëmbël, si fare pa dashje, sot është mësuar se Zaimina është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. 

Të ftuara në Pop Culture pasditen e sotme, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro, dy moderatoret e njohura të Top Albanias, kanë zbuluar pa dashje se Zaimina është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Elona Duro, gjatë rrëfimit për shtatzëninë e saj, për një moment zbuloi: “’Edhe Zaimina është në muajin e 6-të apo jo?” – pyeti ajo si me dyshim, por u kuptua. Edhe pak muaj dhe Zaimina do të gëzojë statusin e nënës për herë të parë, ashtu si edhe moderatorja Duro.

Share With:
Translate »
792 Views