Moderatori jep lajmin e bukur: “Lutjet më në fund u dëgjuan, do të bëhem parë baba”

Andy Cohen do të bëhet baba! Prezantuesi ikonik i “Real Housewives” dha lajmin e bukur se më në fund, ëndrra e tij më e madhe për t’u bërë prind është bërë realitet. Andry tregoi se brenda gjashtë javësh, do të vijë në jetë fëmija i tij i parë falë nënës surrogate.

Sonte, dua që ju të jeni të parët që mësoni se pas shumë vitesh lutje dhe falë përfitimeve të shkencës, nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet do të bëhem baba për herë të parë. Falenderoj nënën surrogate që po mban të ardhmen time. Familja është gjithçka për mua dhe tani më në fund kam atë çfarë kam dashur në zemrën time përgjatë gjithë jetës. Edhe përse kam pritur shumë gjatë që ta arrij këtë, mezi pres të përjetoj kapitullin më të bukur të jetës time” – u shpreh 50-vjeçari.

Share With:
Translate »
670 Views